Transporti ajror i pasagjerëve – Rritje progresive në linjën e re Cuneo-Tiranë
Kompanitë ajrore që operojnë nga Italia në Shqipëri duket e kanë gjetur një `parajsë` të re, aeroportin e Cuneos, në rajonin e Piemontes në Itali, dhe një aeroport i përmasave të vogla.
5000 pasagjerë e kanë zgjedhur vitin e kaluar këtë aeroport për lidhjen me Tiranën, ndërsa projeksionet për këtë vit flasin për 12 mijë pasagjerë, pra një rritje progresive. Linjat ajrore nga ky aeroport i vogël kanë filluar rregullisht që prej dhjetorit të vitit të kaluar, dhe tashmë ka plot 4 fluturime në javë.
Për kompanitë ajrore ky aeroport i vogël përkthehet në më pak kosto, përfshirë taksat, ndërkohë që për pasagjerët shihet me prioritet për shkak të fluksit më të vogël të pasagjerëve por edhe trafikut në zonën përreth.
Nga ana tjetër, për shkak të afërsisë me Francën dhe vende si Montecarlo apo Nice, ky aeroport zgjidhet edhe nga njerëzit që kanë si destinacion ose origjinë Francën.
Ndër kompanitë që operojnë në Shqipëri, ky aeroport ka marrëveshje “Fly Ernest” dhe “Albawings”. Ndërkohë, nga një hulumtim i faqeve të internetit të këtyre kompanive ajrore, rezulton se, linja është aktive deri në fund të muajt Shtator- Tetor.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.