Transporti “nxjerr zbuluar” tregtinë: Më pak mallra të transportuara këtë vit, pasagjerët me rritje!

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave konfirmojnë se tregtia përgjatë këtij viti është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që të dhënat e tregtisë së jashtme flasin për një rritje të ndjeshme në vlerë të eksport/import këtë vit, shifrat e transportit “nxjerrin zbuluar” ecurinë pozitive të maskuar nga efekti i inflacionit. Kështu, nga këto të dhëna rezulton se, transporti i mallrave në porte (që zë edhe pjesën më të madhe të tregtisë së jashtme), në eksport/import, ka rënë me 8.4% në 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 5 muajt e parë të vitit të kaluar. Transporti i mallrave me hekurudhë ndërkohë, në 5 muajt e parë është në rënie me 35.4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm transporti me ajër regjistron një rritje, por të lehtë, pranë vetëm 1.4%. Gjithsesi, transporti i mallrave me ajër zë një pjesë të vogël të tregtisë. Gjatë 5 muajve të parë të vitit, nëpërmjet detit janë transportuar 1.7 milionë tonë mallra, dhe vetëm 817 ton nëpërmjet ajrit, duke zënë kështu një peshë të papërfillshme mbi totalin. Vetëm gjatë muajit maj ndërkohë, rënia duket edhe më e theksuar se përgjatë të gjithë 5-mujorit, çka sinjalizon se efekti i rritjes së çmimeve vijon të ndikojë në tkurrjen e tregtisë në volum….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.