Transporti publik – Rakacolli: Aktivitet me rrezikshmëri të lartë, shtyhet afati i hapjes
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, ky organ i posaçëm vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transportit publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.
“Ne do të vijojmë monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intensivisht nëpërmjet inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses,” u shpreh Rakacolli.
🔴 KRYETARJA E KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE, MIRA RAKACOLLI 🟢 Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transportit publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.JU LUTEM🙏 MOS E HARRONI QË NUK KA IKUR… JU LUTEM🙏
Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, June 12, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.