Transporti, ultimatum ministrive – Mema: Ndaloni transportin e paligjshëm ose bllokojmë shërbimin

Operatorët e transportit interurban kërkojnë ndalimin e transportit të jashtëligjshëm, që po vë në rrezik aktivitetin e tyre. Në një dalje për mediat, ata i lanë afat 15-20 ditë kohë Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Brendshme, pasi në të kundërt do të bllokojnë terminalet.
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kujtim Mema, përmendi dhe vendet konkrete ku operojnë veturat e jashtëligjshme.
Gjatë konferencës u kërkua edhe rishikimi i linjave, që u konsideruan si tejet të fryra, ndërsa për kryetarët e bashkive u kërkua ndërtimi i terminaleve, me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj qytetarëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.