Transporti urban, Punavia: Si do funksionojë karta elektronike

Shërbimi i transportit urban në kryeqytet është në proces ndryshimi të vazhdueshëm, ndërkohë që së shpejti pritet të nisë edhe aplikimi i kartës elektronike.
Në një intervistë për TV SCAN, drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia, shpjegon se si do të funksionojë karta elektronike dhe kategoritë që do të aplikohen, ndërsa thekson se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës.
Ndërkohë paralelisht, Bashkia e Tiranës vijon inspektimet intensive në linjat e transportit urban. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, udhëtoi me linjën Kinostudio-Kombinat, ku theksoi se situata ka ndryshuar, por do të vijojë monitorimi me rreptësi ndaj operatorëve.
Linja Kombinat-Kinostudio është një nga linjat më të mira të qytetit. Ajo ka një inventar prej 34 mjetesh. Me investimet e reja është parashikuar që gjysma e mjeteve të jenë të llojit fizarmonikë.
Gjithashtu, në autobusët ekzistues është instaluar sistemi GPS për të monitoruar dhe për të parë në kohë reale situatën se si funksionon linja.
Elisabeta Dosku/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.