Tranzicioni i gjelbër rrit çmimet – Presidentja e Bankës Qendrore Europiane paralajmëron për rritje të reja!
Tranzicioni botëror drejt energjive të rinovueshme ndoshta do të shkaktojë një rritje të mëtejshme afatmesme të çmimeve, duke rritur dhe më shumë nivelin e inflacionit. Paralajmërimi është bërë nga presidentja e bankës qendrore europiane Kristin Lagarde.
Ajo e dha këtë deklaratë me rastin e një konference në Bankën e Rregulloreve ndërkombëtare.
Lagarde pohoi se bota ka nevojë për objektiva tranzicioni më ambiciozë, që do të shkaktonin një presion të mëtejshëm mbi rritjen e re të çmimeve, në një kohë që kërkesa për metale dhe minerale të domosdoshme do të shkaktojë gjithashtu një rritje të kostos dhe për këta të fundit
Ajo shtoi se në bazë të asaj që ka parë deri tani, asnjë bankë nuk është pranë përmbushjes së plotë të pritshmërive të Bankës Qendrore europiane për t’u përballur me rreziqet klimatike dhe ambientale.
Sipas saj 50% e bankave nuk kanë planifikuar veprime konkrete për të integruar rreziqe klimatike dhe ambientale në strategjinë e tyre; dhe 75% e bankave nuk tregon nëse rreziqet klimatike dhe ambientale mund të kenë një impakt material në institucionet e tyre. Lagarde theksoi se është shumë e rëndësishme që bankave t’u kërkohet të marrin seriozisht këto çështje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.