Trazirat në SHBA: “Nuk cënon demokracinë amerikane, por ndikon në atë të vendeve të tjera”
Ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk cënojnë demokracinë amerikane. Në një intervistë për televizionin SCAN kreu i lëvizjes për zhvillim kombëtar Dashamir Shehi theksoi se institucionet amerikane dhanë një mesazh të fort sa i takon demokracisë nga na atjetër kreu i Lëvizjes Mjaft, Aldo Merkoçi tha për Scan se i vetmi rrezik që vjen nga trazirat është ai i termit demokraci në vendet e tjera dhe konceptit të pritshmërisë poullore ndaj institucioneve të tyre.
“I rezistuan institucionet si Gjykatat, që u ankua tek të gjitha dhe i kthyen përgjigje që nuk shikojnë shkelje zgjedhore dhe nuk u hapën gjyqe për këtë punë. Edhe Gjykata e Lartë, gjithashtu nuk ndërhyri. Drejtësia dhe gjyqësori i rezistoi presionit politik.” – u shpreh Shehi.
“Dëmin mendoj se do ta bëjë në vende si Ballkani, si Lindja e Mesme, disa vende të Europës Lindore dhe vende si Azia ku pushtetarët e korruptuar dhe autoritarë të këtyre vendeve do përpiqen ta mbajnë pushtetin me dhunë dhe të përdorin mekanizma dhune.” – u shpreh Merkoçi.
Shehi u ndal edhe në ndikimin e mardhënieve me Shqipërinë pas zgjedhjeve në SHBA
“Me zgjedhjen e presidenti Biden do të jenë më të mira, sepse nuk do të hyjnë në zigzagun e presidentit Trump që i duheshin ca suksese për hir të zgjedhjeve. Për hir të zgjedhjeve ndodhi një marrëveshje për Kosovën që ka shumë pak mundësi realizimi. ”
Certifikimi i presidentit të 46-të në SHBA, u shoqërua me protesta të dhunshme nga mbështetësit e Trump, nga ku pati dhe humbje jete.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.