Tre doza të CoronaVac kundër Omicron: Nuk ka mjaftueshëm mbrojtje. Dy doza, ndjekur nga Pfizer, ende efektive
Tre doza të vaksinës CoronaVac të firmës kineze Sinovac, nuk ofron nivele të mjaftueshme të antitrupave për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit, sipas hulumtuesve në Hong Kong. Analziat treguan se vaksina e Pfizer-BioNTech është më efektive, ndërkohë që një dozë e tretë e administrar pas 2 dozave të pfizer apo të Coronavac, ofron nivele mbrojtëse të antitrupave kundër Omicron.
Pfizer dhe partneri gjerman, BionTevh kanë thënë se vaksina e tyre me 3 doza ka aftësi që të neutralizojë variantin Omicron në testet në Laborator. Studimi i fundit u zhvillua nga hulumtuesit e Universitetit të Hong Kongut. Deklarata nuk bëri të ditur se sa mostra u përdorën në analizë. CoronaVac dhe vaksina e firmës tjetër kineze të zotëruar nga shteti, Sinopharm, janë 2 vaksinat më të përdorura në Kinë dhe kryesoret e eksportuara nga vendi. Hong Kongu ka përdorur Sinovac dhe Pfizer me Biontech. Megjithatë, njerëzit në moshë 12-17 vjeç, janë të përshtatshëm vetëm për vaksinën e Pfizer me Biontech.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.