Tre gjëra që do t’ju ndihmojnë në kërkimin e një pune të re

Shumë e njerëz frikësohen nga ideja e të kërkuarit një punë të re. Ata stepen jo vetëm nga koha e pafund që do t’u duhet të harxhojnë nëpër formularët online të aplikimit por dhe nga ndjenja e pasigurisë (Pse nuk po më marrin në telefon?, Pse nuk më kanë zgjedhur mua?) Kjo është dhe arsyeja pse ata vazhdojnë të qëndrojnë po në atë punë që nuk iu pëlqen apo që nuk është e përshtatshme për ta. Ata nuk munden të motivojnë veten e tyre e të kenë vetëbesim. Më poshtë do të gjeni 3 gjëra që ju duhen për të gjetur një punë më shpejt.
- Përmbajtja
Shfrytëzoni infromacionin e ri ashtu si dhe mjetet apo burimet. Cfarë do të thotë kjo? Hyni në internet dhe shikoni video dhe artikuj të ndryshëm që tregojnë rrugën e drejtë se si të kërkoni punë. Mos harroni, shkolla na mëson gjithçka përveçse të gjejmë një punë më të mirë. Nëse mësoni mënyrën më eficiente të të kërkuarit punë do të shkurtonit shumë kohën që do të humbnit duke kërkuar punë.
- Trajnimi
Mbështetja, udhëzimi apo motivimi për t’ju mbajtur të përgjegjshëm kur kërkoni një punë ështe shumë i rëndësishëm. Videot nga ekspertët e karrierës nuk ju mësojnë gjithçka nga e para, as nuk ju japin përgjigjet që ju mungojnë, por ju ndihmojnë të merrni vetë kontrollin në kërkimin e punës tuaj. Mendojeni si rolin e një trajneri me një atlet profesionist. Trajneri i jep pikërisht atë që i duhet lojtarit për të ndërtuar aftësitë dhe arritur qëllimet por nuk është trajneri që del në fushë, është atleti.
- Rrethi shoqëror
Të rrethohesh nga njerëz me pozitë e të motivuar te cilët janë të fokusuar në gjetjen e një pune të re është shumë e rëndësishme. Nëse personat që ju rrethojnë janë të tillë, do t’ju ndihmojnë në gjetjen e një pune të re. Siç thotë dhe shprehja “ju jeni përzierja e pesë personave me të cilët kaloni më shumë kohë”. Për të përmirësuar kërkimin tuaj të punës, keni nevojë të merrni pjesë në diskutime me kërkues të tjerë të punës në mënyrë që të mësoni nga përvojat e tyre, e më e rëndësishmja të frymëzoheni nga fakti që ka edhe të tjerë si puna juaj e nuk jeni të vetëm në kërkimin e punës.
Përshtati: Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.