Tre grataçela të reja në kryeqytet, KKT miraton lejet e ndërtimit

Në kryeqytet do të ndërtohen edhe tre ndërtesa të reja polifunksionolae shumëkatëshe. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e ndërtimit, në mbledhjen e fundit, ku përveç lejeve për tri godinat janë miratuar dhe pothuajse 13 leje të tjera për hidrocentrale dhe godina institucionale.
Dy nga godinat polifunksionale parashikohen të ndërtohen në ish-bllok nga shoqëria “Invest Society”, ndërsa e treta në rrugën e Kavajës nga studio “Tirana 1 konstruksion”.
Lejete e miratuara për godinat shumëkatëshe në Tiranë:
- Leje zhvillimi për objektin: “Godinë Polifunksionale Europiane Blloku”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.
- Leje zhvillimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “West Residence”, me vendndodhje në rrugën “Ibrahim Rugova”, bashkia tiranë me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.
- Leje ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në rrugën e Kavajës, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 konstruksion” sh.p.k.
Gjithashtu sipas mbledhjes së KKT pjesë e agjendës kanë qenë edhe disa leje për ndërtimin e hidrocentraleve, si më poshtë:
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Kalis”, në ujrat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Antena”, në lumin e Zallit të Shtamës, Bashkia Mat, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Derbi – E” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Letaj”, në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Asi-Tre” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia Korçë, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Favina 1” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i HEC-it Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, në Bashkinë Mat, qarku Dibër dhe Bashkinë Mirditë, Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Seka Hydropoëer” sh.p.k.
- Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.