Tre rreziqet e Vetting-ut, Leka: Mbivendosja e ligjeve, politika dhe subjektivizmi
Ndikimi i politikës, mbivendosja e ligjeve me njëri tjetrin dhe subjektivizmi, janë tre prej risqeve që do ta bëjnë të vështirë zbatimin e ligjit të Vetting-ut. Në një intervistë për Scan, juristi Ardian Leka thotë se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve do vërë në stres gjithë sistemin, ndërkohë që nuk do mungojnë as vendimet e diskutueshme.
Risqe që sipas Lekës, do të minimizohen disi, duke parë që strukturat e Vetting-ut përfshijnë edhe hapësirën e apelimit nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.
Leka thotë se rezultatet e procesit të Vetting-ut nuk do të jenë të menjëhershme, por që gjithsesi, në terma afatmesme, sistemi do të pastrohet nga elementët problematikë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.