Tre shembuj që i japin vështirësisë domethënie

Kohërat e vështira krijojnë karakter të fortë, por kjo nuk i bën mundimet më të lehta. Njerëzit janë të gatshëm të shmangin mundimet dhe të largohen nga pasiguritë. Mirëpo, elementet nga të cilat frikësohen janë po të njëjtat të cilat krijojnë karakterin, elasticitetin, vendimmarrjen dhe të gjitha ato “gjëra’’ të cilat në fund ndajnë fituesit nga humbësit.
Vetëm mendoni për fëmijën më të pasur që njihni. Ai është i llastuar sepse nuk ka mësuar të përballet me dështimet. Mënyra e vetme për të menaxhuar dështimin është duke dështuar dhe duke mësuar nga ai.
Ashtu sikurse ju nuk bëheni më të fuqishëm duke e detyruar veten të shkoni në palestër, ju nuk bëheni më elastikë, më të disiplinuar apo më të fuqishëm mendërisht duke shmangur detyrat e vështira dhe duke zgjedhur rrugën e lehtë.
Këtu janë tri shembuj të cilat u japin vështirësive domethënie.
Kalimi i atij momenti
Ju nuk bëheni më të vetë-disiplinuar duke zgjedhur në rrugën e lehtë. Çdo moment i vështirë është një mundësi që të shtyni dhimbjen tuaj fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, në nivelin tjetër, dhe ky është sekreti i suksesit.
Suksesi nuk është diçka të cilin mund ta arrini, është rruga që ju e merrni për të arritur aty dhe se sa vështirësi jeni të gatshëm të duroni. Ja një mënyrë se si të tejkaloni këto momente. Reagimet e shpejta janë natyrale, veçanërisht kur dikush thotë diçka që ju bën t’i hidhni nga dritarja. Mos e bëni këtë, për një numër arsyesh. Por merrni frymë thellë dhe gjeni një zgjidhje të arsyeshme për lëvizjen tuaj të radhës.
Çfarëdo që bëni, mos u tërhiqni. Ka një kohë dhe një vend kur duhet të dorëzoheni, por kur jeni emocionalisht të ngarkuar nuk është momenti i duhur.
Përsëritja e momentit
Ne të gjithë duhet të bëjmë gjëra të cilat nuk na pëlqejnë. Kjo është jeta. Mirëpo, përsëritja e atyre gjërave është një test për karakterin.
Reflektimi i atij momenti
Një biznes fillestar është një vend i mirë. Mësoni shumë për veten, për sipërmarrjen, biznesin dhe se si marrëdhëniet funksionojnë. Ka kohëra kur pyesni veten a do të mbijetoni apo si do të bëni emrin tuaj publik.
Në të njëjtën kohë, nëse do të reflektonit se ku keni qenë muajin ose vitin e kaluar, keni mësuar një rrugë domethënëse e cila ju ka dërguar drejt sipërmarrjes apo individit që jeni. Ruani këto momente. Kur jeni në një ‘’luginë’’ kujtoni ato momente për të arritur në majë të malit.
Mundimet kanë vendin e tyre. Nëse vështirësitë nuk do ekzistonin atëherë as gjërat e lehta nuk do ekzistonin. Nuk do të njihnit gjërat e lehta nëse nuk do të dinit se çfarë është vuajtja. Përdoreni atë në të mirën tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.