Tregjet e nisin 6-mujorin e dytë në rritje – Bursat, me volum të ulët për shkak të Ditës së Pavarësisë në SHBA

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa pritet të jetë një ditë e qetë për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim me rastin e Ditës së Pavarësisë. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rritje me 0.9%, me sektorin e naftës dhe gazit që realizon fitime më të mëdha në rritje me 2.3%.
Në këtë mënyrë, tregjet e aksioneve e kanë nisur në performancë pozitive gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, pasi pjesë e parë u dominua nga inflacioni i lartë, lufta në Ukrainë dhe një recesion i mundshëm global.
Ndërkohë, tregjet aziatike patën një performancë mikse, gjatë sesionit të parë të kësaj jave, pasi investitorët janë në pritje të vendimeve të bankave qëndrore në Australi dhe Malajzi.
Përderisa tregjet amerikane do të jenë pushim me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë, volumi i tregtisë parashikohet të jetë i ulët. Në gjysmën e parë të këtij viti, indeksi S&P 500 realizoi performancën më të dobët në thuajse një dekadë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.