Tregjet europiane i rikthehen humbjeve – Investitorët, të shqetësuar për një recesion të mundshëm global

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pavarësisht se Ëall Street realizoi fitime të konsiderueshme prej rreth 2%. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rënie të lehtë me 0.4%.
Tregjet e kapitalit po dominohen nga frika se ekonomia globale mund të përballet me një recesion gjatë këtij viti, si pasojë e rritjes së çmimeve dhe luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fokus të tregjeve është edhe Forumi Ekonomik Botëror që zhvillohet gjatë kësaj jave në Davos të Zvicrës, ku janë mbledhur politikanët dhe liderët e biznesit nga mbarë bota.
Me interes gjatë ditës së sotme do të jetë fjalimi që do të mbajë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili fjalën e tij pritet ta fokusojë te rritja e sigurisë në Europë, si pasojë e kërcënimit rus. Këtë vit, samiti po dominohet nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, nga inflacioni i lartë dhe nga pandemia. Përsa i përket të dhënave ekonomike në Europë, tregjet po presin Indeksin PMI për majin në Eurozonë, por edhe fitimet tremujore të korporatave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.