Tregjet europiane më të lartat në fitime – Credit Suisse ulet 4%, Telecoms udhëheq fitimet

Stoxx 600, indeksi i aksioneve të stoqeve europiane u rrit me 0.11 për qind, me shumicën e sektorëve që tregtonin në territor pozitiv.
Telekoms udhëhoqi fitimet. BT kompania telekomunikacioneve, u rrit 6 për qind pas ngritjes së opinionit, i cili e shtyu të gjithë sektorin më lartë. Nga ana tjetër, rezervat e naftës dhe gazit ishin nën presion, gjithashtu për shkak të fitimeve. Tgs-Nopec Geophysical, kompania më e madhe e gjeo-shkencës ra 5 për qind pasi paraqiti një fitim operativ të tremujorit të tretë më të ulët se sa pritej. Duke parë të gjithë standardet europiane, ASMI u rrit më së shumti, me 12 për qind, pas rezultateve të tremujorit të tretë.
Credit Suisse ra 4 për qind pas parashikimeve, pavarësisht një rritjeje prej 74 për qind në të ardhurat neto të një viti më parë. Tregu fokusohet kryesisht në zhvillimet e Brexit, pasi Times raportoi se Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May kishte rënë dakord për kushtet me Brukselin që do t’i jepte britanikëve firmat e shërbimeve financiare. Lajmi bëri që sterlina të largohej nga një nivel i ulët arritur më parë gjatë javës. Monedha ishte dëmtuar nga shqetësimet e një dalje të rregullt nga Bashkimi Europian vitin e ardhshëm. Investitorët po presin gjithashtu të dëgjojnë vendimin e normës së interesit të Bankës së Anglisë rreth mesditës.
Banka Qendrore pritet të mbajë norma të qëndrueshme.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.