Tregjet globale të bonove po rebelohen në mënyrë agresive ndaj premtimeve fiskale

Tregjet e bonove globale u tërhoqën në mënyrë agresive nga kulmi i tyre fenomenal gjatë javës së kaluar, për shkak të bastit se qeveritë do të prezantojnë masa fiskale për t’u marrë me pasojat ekonomike nga koronavirusi.
Investitorët kanë bërë thirrje për masa fiskale pasi shpërthimi i virusit përkeqësohet, duke shtypur zinxhirët e furnizimit dhe ndjesinë ndaj konsumatorit. Presidenti i Sh.B.A.-së, Donald Trump, nxori në pah mundësinë e uljes së taksës së pagave, ndërsa Australia tha që ishte afër një pakete stimuluese. Italia mund të rrisë stimulin e saj në rreth 10 miliardë euro (11.4 miliardë dollarë), sipas dy zyrtarëve.
Dosti Bansuhi – SCAN
Burimi: Bloomberg
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.