Tregjet në rritje për të pestin sesion me radhë

Tregjet europaine regjistrohen në rritje për të pestin sesion me radhë gjatë së Martës. Kjo vjen kryesisht falë raportimeve të kompanive për ecurinë e tremujorit.
Deri më tani, 77% e kompanive te listuara në Stoxx 600 kanë publikuar rezultatet, me 61% prej tyre që kanë arritur apo edhe tejkaluar pritshmëritë. Indeksi i Stoxx 600 u rrit me 0.2% vetëm në orët e para të sesionit të së Martës.
Fitimet e kompanive europiane çuditërisht po surprizojnë edhe projeksionet më optimiste, çka konfirmon zhvillimet e qëndrueshme ekonomike në kontinentin e vjetër. Pavarësisht kësaj, gjysma e dytë e vitit pritet të shënojë një ulje të ritmit si pasojë e pasigurive që gjeneron Brexit në tregjet financiare.
Edhe sektori bankar në rajon duke i stabilizuar. Indeksi i bankave të kontinentit u rrit me 0.6% gjatë së Martës, ndërkohë që ai britanik fitoi të pakëtn 0.7%, duke rikuperuar të gjitha humbjet e pësuara pas votës së 23 Qershorit. Kompanitë e lëndëve të para dhe ato të metaleve të çmuara janë humbëset më të mëdha në Europë përgjatë dy sesioneve të para të javës.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.