Tregjet për festa – Rritje e lehtë çmimesh deri në 10 lekë te produktet e importit
Ky fundvit nuk shënoi rritje të ndjeshme të çmimeve tek produktet ushqimore. Televizioni SCAN bëri një vëzhgim në disa tregje në kryeqytet ku ajo që u vu re ishte një rritje e lehtë deri në 10 lekë tek produktet e importit.
Sipas qytetarëve çmimet në ditët e fundit të vitit 2017, janë të përballueshme.
“Në përgjithësi mund të lëvizi 10 lekë, por për ata që janë në punë nuk është problem”.
“Çmimet që kanë qenë janë”.
“Ulliri I Beratit 3 mijë lekë ka qenë, 3 mijë lekë është”.
Ndërsa shitësit shprehen se nuk ka pasur abuzim.
“Te perimet jo, vetëm të artikujt e jashtëm, ato që hyjnë nga importi
“Domatet janë rrit me 20 lekë, lulelakra është rrit pak më shumë”
“Vetëm produktet e importit, jo shega, ftoi, portokalli, ndërsa produktet e vendin janë lirë”.
Lidhur me çmimin dhe cilësinë e produkteve ushqimore ekspertja e sigurisë ushqimore Aelita Mani thekson se çmimi nuk e justifikon cilësinë e produktit.
“Jo gjithnjë kostot dhe çmimet e tregtimit justifikohen në cilësinë produkteve, pasi e gjejmë më lirë në qendrat tregtare se sa në tregjet e vogla brenda Tiranës”.
Ekspertët japin këshillat e tyre për qytetarët në këtë prag festash ku qarkullimi i ushqimeve është edhe më i madh që të bëjnë kujdes në përzgjedhje dhe të blejnë pranë njësive tregtare të certifikuara.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.