Tregtia e jashtme në prill 2017/ INSTAT: Rriten eksportet, ulen importet!
Gjatë muajit prill të këtij viti Shqipëria ka njohur rritje të eksporteve e ulje të importeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se në Prill 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 13,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,6 %, në krahasim me Mars 2017. Importet e mallrave në Prill 2017 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 4,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,7 %, në krahasim me Mars 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke u ulur me 16,5 %, krahasuar me Prill 2016 dhe me 15,4 %, në krahasim me Mars 2017.
Në katër muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 87 mld lekë, duke u rritur me 16,4 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 183 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 96 mld lekë, duke u ulur me 5,3 %, krahasuar me 2016.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 13,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë katër muajve të parë janë rritur me 16,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje. Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë: “Prodhime druri dhe letre” me -0,2 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rënia vjetore e importeve prej 4,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,5 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me -0,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,2 pikë përqindje Importet, gjatë katër muajve të parë, janë rritur 4,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë: “Produkte kimike dhe plastike” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje. Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetore të eksporteve janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,6 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.