Tregtia e jashtme, rriten lehtë eksportet drejt Italisë – Importet në rënie për shtatorin
Gjatë muajit shtator të këtij viti rezulton se Shqipëria ka importuar 1.074 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Vlera e mallrave të importuara këtë shtator ka arritur në 13.608 miliardë lekë krahasuar me 14.682 miliardë lekë shtatorin e 2017. Pra, kemi një rënie të importeve më 7.3 %.
Për sa i përket eksporteve me Italinë, rezulton se Shqipëria këtë shtator ka eksportuar në Itali 118 milionë lekë më shumë mallra. Këtë shtator vlera e mallrave të eksportuara arriti në 13.168 miliardë lekë krahasuar me 13.050 miliardë lekë shtatorin e 2017. Vihet re një rritje e lehtë prej 0.9 % të eksporteve.
Në lidhje me grupet e mallrave të eksportuara vërehet një rritje në grup-mallrat si “Ushqim, pije duhan, produkte kimike dhe plastike, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe një ulje në eksportet e mallrave si “Minerale, lëndë djegëse, lëkurë dhe artikuj prej lëkure”.
Nga ana tjetër, sipas statistikave të INSTAT, importet panë një rritje tek grup-mallrat si “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe një ulje në “Ushqim, pije duhan, minerale, lëndë djegëse dhe produkte kimike dhe plastike”.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.