Tregtia kineze – Rriten importet dhe eksportet, ulin shqetësimet për ekonominë
Kina publikoi një rritje sipër projeksioneve të eksporteve dhe importeve për muajin Maj, pavarësisht rënies së çmimeve të lëndëve të para. Kjo tregon se ekonomia është në formë, duke mos u penguar nga rritja e normave të interesit dhe ngadalësimi në tregun e pronave.
Shqetësimet për Kinën u rikthyen në radarin e investitorëve, pasi agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, uli kreditin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, duke thënë se fuqia financiare e vendit do të dobësohet në vitet e ardhshme. Importet e Kinës janë fuqizuar në muajt e fundit, nxitur kryesisht nga hekuri dhe lëndë të tjera të para, të përdorura për të mbajtur në vrull fuqizimin e sektorit të ndërtimit. Eksportet janë rimëkëmbur pas viteve të tkurrjes, falë përmirësimit të kërkesës globale.
Analistët thonë se pavarësisht të dhënave për tregtinë, tkurrja e politikave monetare do të ngadalësojë vrullin e ekonomisë më vonë gjatë vitit. Masat Qeveritare për të tregun e pronave pritet të ulin investimet në këto dhe trajtimi i huadhënies me rrezik pritet të rrisë kostot e financimit.
Eksportet e Kinës u rritën me 8.7% për muajin Maj me bazë vjetore, ndërsa importet me 14.8%, tregojnë të dhënat zyrtare. Projeksionet qëndronin për një rritje me 7% dhe 8% në mënyrë respektive. Vendi rezultoi në një suficit tregtar prej 40.81 miliardë dollar për muajin Maj, tregon Administrata e Përgjithshme e Doganave.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.