Tregtia me vendet e rajonit – Ahmetaj: Më pak barriera për perimet dhe metalet
Perimet dhe metalet janë 2 sektorët e ekonomisë ku do të fokusohet analizimi i barrierave tregtare mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke synuar më pas lehtësimin apo heqjen e tyre”. Deklarata është bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, gjatë mbledhjes së Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë mes vendeve të rajonit.
Ahmetaj tha se shumë shpjet do të miratohet dhe njohja reciproke e e kualifikimeve, jo vetëm në fushën profesionale, por edhe për mjekët apo dentistët.
Në muajin prill të këtij viti u miratuan edhe ndryshimet në marrëveshjen e CEFTA. Protokolli shtesë parashikoi thjeshtësime dhe lehtësime të mëtejshme të procedurave që lidhen me import-eksportin si dhe vendosi një kuadër të ri detyrimesh për moskrijimin e pengesave të panevojshme në tregti. Marrëveshja CEFTA, ka filluar implementimin që nga maji i vitit 2007, ndërsa në të marrin pjesë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.