Tregtia në Japoni – Eksportet rriten me normën më të shpejtë në 2 vite

Eksportet e Japonisë janë rritur në muajin Maj me normën më të shpejtë në 2 vite, prej dërgesave më të mëdha të makinave dhe çelikut, duke treguar se kërkesa e fortë globale do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Rritja me 14.9% me bazë vjetore e eksporteve ishte më e forta që prej Janarit 2015, dhe thuajse dyfishi i normës së muajit Prill.
Edhe importet u rritën sipër projeksioneve në muajin Maj, pjesërisht prej kërkesës së mallrave të ndërmjetëm.
Eksportet pritet të vazhdojnë këtë ritëm, ndërsa ekonomitë jashtë vendit kanë treguar shenja të fuqizimit.
Eksportet e Japonisë drejt SHBA u rritën me 11.6% në Maj me bazë vjetore, që është norma më e shpejtë që prej Korrikut 2015, për shkak të dërgesave të makinave.
Sufiçiti me SHBA qëndroi në 3.71 miliardë dollar për muajin Maj, në rritje me 19% nga e njëjta periudhë një vit më parë.
Eksportet drejt Kinës patën një rritje akoma më të madhe, me 23.9%. Importet e Japonisë u rritën me 17.8% në muajin Maj, që është norma më e shpejtë në 3 vite. Bilanci tregtar rezultoi në një deficit prej 1.8 miliard dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.