Tregtonte mish në kushte ekstreme higjeno-sanitare, AKU bllokon thertoren (PAMJET)
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë si dhe Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë kanë bllokuar një thertore në Laç që nuk përmbushte standartet e sigurisë ushqimore e nuk ishte as i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kioska në të cilën tregtohej produkti mish, kishte kushte higjeno-sanitare tërësisht të papërshtatshme në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Ndaj subjektit u vendos masa administrative gjobë me vlerën 100.000 lekë si dhe u konfiskuan mishi dhe mjetet e punës të gjetura në këtë aktivitet ( pajisjet, çengela, thika, hanxhar, frigorifer, peshore etj.)
Ky bllokim erdhi si pasojë e denoncimit të një qytetari në platformën shqiperiaqeduam.al në lidhje me tregtimin e produktit mish, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në qytetin e Laçit, në Sanxhak.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.