Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Lushnje (22 Qershor 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Lushnje ndryshimet kanë qenë të pakta gjatë kësaj jave.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje në çmim janë qepa e njomë, patëllxhani dhe bamjet.
Uljen më të madhe e kanë pësuar bamjet çmimi i së cilave shënon 200-300 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar që shënonte 500-600 lekë/kg.
Ndërkohë që një rritje të lehtë në çmim në kategorinë e perimeve e kanë shënuar hudhrat, speci, brokoli dhe sallata jeshile.
Pjesa tjetër e produkteve në këtë kategori ka mbetur e pandryshuar.
Për sa i përket kategorisë së frutave, nuk mund të themi të njëjtën gjë pasi produktet që kanë patur një luhatje në çmim kanë qenë të pakta.
Përveç arrave, qershive dhe luleshtrydhes të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë në çmim si dhe një ulje të lehtë në çmim që kanë shënuar kivit dhe bananet, çmimi i produkteve të tjera ka mbetur i pandryshuar.
Për më tepër informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.