Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (10 Qershor, 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër çmimet variojnë si më poshtë.
Për sa i përket perimeve, produktet që kanë shënuar një ulje në çmim gjatë kësaj jave janë kastraveci, brokoli, qepë, bizele, sallata dhe speci.
Gjatë kësaj jave perimet që kanë shënuar një rritje në çmim janë qepa e njomë, bishtaja dhe fasulja e bardhë.
Për sa i përket frutave shumë nga produktet kanë shënuar një rritje në çmim të tilla si portokalli, molla, qershia, rrushi, limoni, kivi, ftoi, pjepri, bajamet dhe luleshtrydhja.
Të vetmet produkte që kanë shënuar ulje në kategorinë e frutave janë bananet dhe arrat.
Ndërkohë që molla jeshile, kumbulla, dardha dhe pjeshka kanë ruajtur të njëjtin çmim me javën e shkuar.
Për më tepër informacion kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.