Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (11 Gusht 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta – Perimeve në Shkodër çmimet gjatë kësaj jave variojnë si më poshtë.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, vihet re një rritje në çmim e produkteve bujqësore. Të vetmet produkte të cilat kanë shënuar një ulje në çmim janë qepa e bardhe, lakra dhe karota.
Ndërkohe që pjesa tjetër e produkteve ka mbetur e pandryshuar në çmim ose ka variuar me rritje.
Për sa i përket luhatshmërisë së çmimeve, ndryshime të konsiderueshme në çmimin janë vënë re edhe në kategorinë e frutave, ku të vetmet produkte që kanë arritur të mbajnë një çmim konstant janë ullinjtë, patatet, patëllxhani, bishtaja, speci dhe fasulja ndërkohë që produktet e tjera kanë pësuar ulje ose ngritje të konsiderueshme në çmim.
Për më shumë informacion:
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.