Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (14 Korrik 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër, është vënë re një ulje e konsiderueshme në çmim në disa produkte.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, produktet që kanë shënuar ulje në çmim janë: domatja, speci, lulelakra, qepa, hudhra, patëllxhani dhe kungulli,
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve në këtë kategori ka vijuar me po të njëjtin çmim ose me një rritje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.
Edhe në kategorinë e frutave, ka vijuar ulja e çmimeve, ku uljen më të lartë e kanë shënuar pjepri, rrushi dhe dardha.
Të vetmet produkte që kanë shënuar një rritje në çmim janë qershia, bananet, ftoi dhe shalqiri, ndërkohë që pjesa tjetër ka vijuar me po të njëjtin çmim.
Për më tepër informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.