Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (25 Gusht)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta–Perimeve në Shkodër gjatë kësaj jave çmimet nuk kanë patur ndryshime të shumta.
Por ajo që vihet re është mungesa e një prej perimeve më të përdorshme siç është brokoli. Pas disa javësh me një çmim relativisht të lartë këtë jave në tregun me shumicë të Shkodrës ka rezultuar me mungesë, kjo sigurisht vjen si pasojë e stinës.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, rritja vijon edhe gjatë kësaj jave. Të vetmet produkte të cilat kanë shënuar një rritje të lehtë në çmim janë domatja, speci, hudhra e njomë, bizelet dhe pazia.
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve ka mbetur e pandryshuar ose ka variuar me ulje.
Edhe në kategorinë e frutave, i vetmet produkt që ka shënuar një rritje në çmim është rrushi dhe pjesa tjetër ka variuar me po të njëjtin çmim ski një javë më parë.
Për më shumë informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.