Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (27 Qershor 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër çmimet gjatë kësaj jave kanë variuar si më poshtë.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, produktet që nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në çmim nga java e shkuar kanë qenë të shumta, të tilla si domatja, kastraveci, speci, brokoli, qepa, patatja, lakra dhe fasulja.
Ndërkohë produktet që kanë shënuar një ulje në çmim janë lulelakra, hudhra e njomë, patëllxhani bizelet dhe bishtajat.
Uljen më të madhe e ka shënuar lulelakra çmimi i së cilës shënon 50 lekë/kg plot 60 lekë më lirë se java e shkuar.
Për sa i përket kategorisë së frutave çmimet në tregun e fruta perimeve variojnë si më poshtë.
Produktet të cilat kanë mbajtur një çmim konstant janë portokalli, molla e kuqe, kumbulla, rrushi, limoni, ftoi, shalqiri dhe luleshtrydhja.
Ndërsa ulja ka vijuar për dardhën, kivin, pjeprin, pjeshkën dhe kajsinë.
Frutat që kanë shënuar një rritje në çmim janë qershia, molla, bajamet, bananet, fiku dhe arra.
Për më tepër informacion kliko këtu
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.