Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (30 Qershor 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër, është vënë re një rritje e konsiderueshme në çmim në disa produkte.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, produktet që kanë shënuar një rritje në çmim janë: domatja, speci, lulelakra, brokoli, qepa, hudhra, patëllxhani, kungulli, dhe karota.
Ndër këto produkte rritjen më të madhe e kanë shënuar speci dhe hudhrat e njoma.
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve në këtë kategori ka vijuar me po të njëjtin çmim ose me një ulje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.
Edhe në kategorinë e frutave, ka vijuar rritja e çmimeve ku rritjen më të lartë e kanë shënuar dardha, kivi dhe kajsitë.
Të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje të lehtë në çmim janë qershia, bananet dhe rrushi, ndërkohë që pjesa tjetër ka vijuar me po të njëjtin çmim.
Për më tepër informacion kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.