Tregu i Fruta-Perimeve me shumicë në Shkodër (java e dytë, Qershor 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër çmimet gjatë kësaj jave variojnë si më poshtë.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, produktet që kanë shënuar një ulje në çmim kanë qenë të pakta, të tilla si: domatja, qepa e njomë, patëllxhani, kungulli, karota dhe bishtaja.
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve në këtë kategori ka patur një rritje të lehtë në çmim ose ka mbetur e pandryshuar.
Për sa i përket frutave, nuk mund të themi të njëjtën gjë pasi përveç qershive dhe rrushit të cilat shënojnë po të njëjtin çmim si javën e shkuar dhe një rritje të lehtë që ka pësuar kumbulla dhe bananet, pjesa tjetër e produkteve ka shënuar një ulje të konsiderueshme në çmim.
Gjithashtu tre produkte të reja i janë shtuar listës së tregut të fruta-perimeve me shumicë në Shkodër, gjatë kësaj jave të tilla si pomodorini, kajsitë dhe fiqtë.
Për më tepër informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.