Tregu i Fruta-Perimeve në Lushnje, çmimet e produkteve bujqësore me shumicë (java e tretë e muajit Prill 2017)

Këtë javë konstatohen ndryshime pozitive për sa i përket çmimeve të tregut të fruta-perimeve në Lushnje. Shumë nga produktet kanë pësuar ulje gjatë kësaj jave e pjesa tjetër e produkteve kanë mbetur të pandryshuara për sa i përket çmimit.
Ulja më e ndjeshme konstatohet në produkte si domatja, patëllxhani dhe luleshtrydhet por ulja pasohet edhe nga produkte të tjera si hudhra, kungulli, brokoli, speci jeshil, bizele e të tjera.
I vetmi produkt që ka pësuar një rritje në çmim është arra, çmimi i së cilës javën e shkuar rezultonte 400-800 lekë/kg e këtë javë shënon 500-800 lekë/kg.
Për më tepër informacion kliko këtu.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.