Tregu i Fruta-Perimeve në Lushnje, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve bujqësore me shumicë (java e katërt Prill 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Lushnjes, ka pasur luhatshmëri në çmim gjatë kësaj jave.
Produkte si arra, kungulli, lulelakra, brokoli, dhe hudhra e njomë kanë shënuar një rritje në çmim.
Ndër këto produkte rritjen më të madhe e ka patur hudhra e njoma çmimi i të cilës shënon 100-120 lekë/kg nga 60-70 lekë/kg që shënonte javën e kaluar.
Ndërkohë që produktet e tjera si domate, kumbulla, hudhra e thatë, limoni dhe patëllxhani kanë pësuar një ulje në çmim. Ulja për këto produkte varion nga 20-30 lekë/kg.
Gjithashtu një produkt i ri, i cili është shtuar në listën e produkteve të tregut të Lushnjes gjatë kësaj jave, janë qershitë, çmimi i të cilave shënon 250 lekë/kg.
Për më tepër informacion:http://www.scan-tv.com/tregjet-bujqesore/#1490803940618-395087f9-ac20
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.