Tregu i Fruta-Perimeve në Lushnje, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve bujqësore me shumicë 11 Prill 2017

Lushnja mbetet një furnizues i rëndësishëm i tregut agro-ushqimor në vend. Referuar të dhënave nga ky treg, çmimet këtë javë kanë shënuar ndryshime si më poshtë:
Produkti që ka shënuar rënie të çmimit është arra, çmimi me shumicë i së cilës rezulton nga 400-800 lekë/kg. Po ashtu, rënie kanë shënuar edhe hudhrat që tregtohen me 180-200 lekë/kg dhe bizelet 100-120 lekë/kg, rreth 30 lekë më lirë nga java e shkuar.
Ulje në çmim ka shënuar edhe hudhra e njomë, ku çmimi këtë javë shënon 20 lekë më lirë se java e kaluar. Nga 80-100 lekë në javën e kaluar në 60-80 lekë/kg këtë javë.
Këtë javë rritje kanë pësuar produkte të tjera si kungulli, lulelakra, bananet dhe spinaqi. Rritja e kësaj jave për këto produkte varion nga 10 deri në 20 lekë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.