Tregu i Fruta-Perimeve në Shkodër (30 Maj 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër, ulja ka vijuar edhe këtë javë.
Uljen më të lartë e shënon grupi i frutave, çmimi i së cilave shënon 20-80 lekë/kg më lirë se java e shkuar.
I vetmi frut që ka shënuar një rritje në çmim është limoni, çmimi i së cilit shënon 200lekë/kg.
Për sa i përket perimeve ulje në çmim ka shënuar domatja, lulelakra, brokoli, patatja, patëllxhani, kungujt etj.
Të vetmet perime që kanë shënuar një rritje në çmim janë karotat, bizelet, kastravecat dhe speci.
Gjithashtu një produkt i ri i është shtuar listës së fruta-perimeve gjatë kësaj jave, kajsia çmimi i së cilës shënon 50 lekë/kg .
Për më tepër informacion kliko këtu
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.