Tregu i Fruta-Perimeve në Shkodër, çmimet e produkteve bujqësore me shumicë (java e parë e muajit Maj 2017)

Referuar të dhënave nga tregut i Shkodrës gjatë këtë javë konstatohen ndryshime në çmim për sa i përket tregut të Fruta-Perimeve.
Pjesa më e madhe e produkteve kanë pësuar ulje në çmim gjatë kësaj jave. Për sa i përket perimeve, ulje të ndjeshme në çmim kanë pasur produkte si lulelakra, qepa e kuqe dhe bishtajat.
Ulja ka vijuar edhe për frutat por, ndryshimi më i madh është konstatuar për produkte si portokalli, qershia, dardha dhe pjepri.
Gjithashtu gjatë kësaj jave disa produkte kanë qëndruar konstante në çmim, të tilla si kastraveci patatja, ulliri, banania, shalqiri dhe bajamet.
Produktet që kanë pësuar një rritje të lehtë në çmim janë lakra, karrota dhe mollët. Rritja e këtyre produkteve varion nga 5-10 lekë/kg.
I vetmi produkt me një rritje të konsiderueshme në çmim gjatë kësaj jave është kivi, çmimi i së cilit shënon 180 lekë/kg.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.