Tregu i maskave dhe alkoolit – Konkurrenca mbyll pa penalitete hetimin: S’ka marrëveshje të ndaluar mes kompanive
Komisioni i Konukrrencës ka mbyllur pa penalitete hetimin e thelluar ndaj disa ndërmarrjeve në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, alkooleve, xhelit dezinfektues dhe termometrave, që janë ndër produktet kryesore për përballimin e situatës s ëkrijuar nga COVID-19. Hetimi i thelluar nisi në tetor të vitti 2020, pas një hetimi paraprak dhe një vendimi të ndërmarrë në mars të vitit 2020, që kërkonte ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.
Hetimi i thelluar për efekt të analizës së konkurrencës dhe sjelljes së ndërmarrjeve periudha hetimore u nda në tre fasha kohore të cilat janë: 1 nëntor 2019 – 29 shkurt 2020, 1 mars 2020 – 31 gusht 2020 dhe 1 shtator 2020 – 31 dhjetor 2020.
Ndërkohë që , në përfundim të vlerësimit së sjelljes së ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të maskave, gelit dezifektant, alkooleve dhe termometrave nuk konstatoi ekzistencë të sjelljes të bashkërenduar midis ndërmarrjeve për tregtimin e produktit gel dezifektant, e cila ka si objekt dhe si pasojë kufizimin dhe shtrembërimin e konkurrencës në treg.Përdormi i maskave, alkoolit apo xhelit dezinfektant u rrit ndjeshmë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërkohë që edhe aktualisht këto produkte paramjekësore vijojnë të rekomandohen nga mjekët, si forma për të parandaluar prekjen nga infeksioni.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.