Tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Lushnje (20 Maj, 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Lushnje këtë javë ndryshimet kanë qenë të pakta.
Shumica e produkteve vijojnë me po të njëjtin çmim si javën e shkuar. Të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje në çmim janë pjepri, patëllxhani, speci i kuq, kajsia, panxhari dhe kungulli.
Ndër këto produkte uljen më të madhe e shënon pjepri, çmimi i së cilit shënon 100-150 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar që shënonte plot 250 lekë/kg.
Për më tepër informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.