Tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër (25 shtator 2017)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta–Perimeve në Shkodër gjatë kësaj jave çmimet nuk kanë patur ndryshime të mëdha.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje në çmim janë domatja, kastraveci dhe bishtaja, ndërkohë pjesa tjetër e perimeve varion me po të njëjtin çmim si javën e shkuar.
Në kategorinë e frutave i vetmi produkt që ka patur ndryshim në çmim është shega, çmimi i së cilës shënon 70 lekë/kg plot 30 lekë më lirë se java e shkuar
Gjithashtu një produkt i ri i është shtuar listës së produkteve bujqësore në Shkodër, hurma, çmimi i së cilës shënon 80 lekë/kg.
Për më shumë informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.