Tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër (30 shtator)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta–Perimeve në Shkodër gjatë kësaj jave çmimet kanë pësuar luhatje në çmim.
Për sa i përket kategorisë së perimeve, një pjesë e mirë e produkteve që kanë shënuar një ulje në çmim, të tilla si domatja, brokoli, qepa, hudhra, bizelet etj.
Të vetmet produkte që kanë shënuar një rritje në çmim janë speci, lulelakra, patëllxhani dhe fasulja e bardhë.
Ndërkohë që produktet e tjera kanë mbetur të pandryshuara në çmim.
Për sa i përket kategorisë së frutave nuk mund të themi të njëjtën gjë ashtu si perimet. Të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje në çmim janë shega, kivi, fiku dhe hurma.
Ndërkohë pjesa tjetër e produkteve ka shënuar rritjer në çmim ose ka mbetur e pandryshuar.
Ndërkohë produkti që ka shënuar uljen më të madhe në çmim është fiku çmimi i së cilit shënon 30 lekë/kg në krahasim me 90 lekë/kg që shënonte muajin e shkuar.
Për më shumë informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.