Tregu nën presion – Çmimet rimëkëmben lehtë, por shqetësim
Çmimet e naftës fituan disi terren gjatë sesionit të parë të javës, duke marrë shtysë nga pritshmëritë për një zgjerim në kohë të marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit mes OPEC dhe prodhuesve të tjerë jashtë organizatës.
Por, pavarësisht tendencës së çmimeve në orët e para të mëngjesit të së hënës, tregu vijon të mbetet nën presion. Të premten çmimet pësuan një tjetër rënie të lirë, pas të dhënave të publikuara që tregonin një rritje të theksuar të prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.31 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.84 dollarëve për fuçi.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.