Tregu i punës në Britani – Norma qëndron në 4.3%, punësimi bie për të parën herë në 1 vit
Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar qëndroi në nivelin më të ulët në 42 vite për tremujorin e tretë, megjithatë ekzistojnë shenja të ngadalësimit të tregut të punës ndërkohë që numri i personave të punësuar ra për të parën herë në një vit.
Norma e papunësisë qëndroi në 4.3% në tremujorin e tretë, raporton zyra kombëtare e Statistikave. Megjithatë, 14 mijë persona i’u larguan tregut të punës, që është rënia e parë që prej Tetorit të vitit të kaluar. Rritja e pagave qëndroi në 2%, poshtë normës së inflacionit.
Të dhënat mikse shpjegojnë vendimin e Bankës së Anglisë për të rritur normën bazë të interesit, për të parën herë në një dekadë. Norma e papunësisë qëndron poshtë ekuilibrit të bankës së Anglisë, dhe politikëbërësit presin që të bie më tej në 4.2%.
Megjithatë, shqetësime qëndrojnë mbi mënyrën se si tregu i punës do të përballojë trazirat prej Brexit. Shpenzimet konsumatore janë ngadalësuar nga tkurrja e të ardhurave në dispozicion dhe projeksionet qëndrojnë për një rënie të shitjeve me pakicë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.