Tregu rus i automjeteve – Shitjet dalin jashtë parashikimeve të Hyundai
Prodhuesi i automjeteve të Koresë së Jugut, Hyundai pret që rritja në tregun rus të ngadalësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm.
Prodhuesit e automjeteve kanë paralajmëruar planin e Rusisë për të rritur tatimin mbi vlerën e shtuar në 2019 duke thënë se do të godiste shitjet e makinave, të cilat sapo kanë filluar të rimëkëmben nga katër vjet stanjacioni.
“Parashikimet e Hyundai për shitjet e makinave në Rusi do të rriten 5-6 për qind në 2019, pas një rritjeje të pritshme prej 12.8 për qind këtë vit” – tha drejtori ekzekutiv rus Alexei Kalitsev.
Hyundai planifikon të mbajë pjesën e tregut prej 10 për qind në Rusi vitin e ardhshëm dhe të rrisë shitjet në 190,000 makina nga 180,000 në vitin 2018.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.