Tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër (29 tetor)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta-Perimeve në Shkodër, çmimet gjatë kësaj jave variojnë si më poshtë:
Në kategorinë e perimeve të vetmet produkte që kanë shënuar një rritje në çmim janë kastraveci dhe speci të cilat shënojnë 10 lekë më shumë se javën shkuar.
Ndërkohë të gjitha produktet e tjera kanë variuar me po të njëjtin çmim si një javë më parë.
Për sa i përket kategorisë së frutave, portokalli, kivi dhe limoni kanë shënuar një ulje në çmim në krahasim me javën e shkuar.
Ndërkohë banania dhe dardha janë shoqëruar nga një rritje në çmim gjatë kësaj jave dhe pjesa tjetër e produkteve ka mbetur e pandryshuar.
Gjithashtu një produkt i ri i është shtuar listës së fruta-perimeve në këtë treg, mandarina, çmimi i së cilës kushton 100 lekë/kg.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.