Treguesi i çmimit botëror të kafesë – ICO: Më i larti në 1 dekadë prej rënies së prodhimit dhe rritjes së kërkesës
Treguesi i çmimit të kafesë nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë, u rrit me 10.4% në Maj në 134.78 cent për paund apo 61 për kg, që është niveli më i lartë që prej Shkurtit 2017, sipas raportit mujor të organizatës. “Trendi i qëndrueshëm në rritje i çmimit të kafesë në 8 muajt e para të sezonit 2020/21, konfirmon rimëkëmbjen neto nga nivelet e ulëta që nisën përpara 3 vitesh”- deklaroi organizata.
Sipas raportit, perspektiva për prodhim më të ulët në kultivuesin kryesor, Brazilin dhe perspektiva për kërkesë në vendet që po heqin masat e karantinës, kanë qenë ndër faktorët kryesor në trendin rritës të çmimit. Organizata Ndërkombëtare e Kafesë ulu vlerësimin për nëj sufiçit në balancën botërore të ofertës së kafesë nga 3.28 milionë thasë në Prill, në 2.01 milionë thasë në raportin e Majit, ndërkohë që rriti perspektivën mbi konsumin.
Kërkesa botërore shihet tashmë në 167.5 milionë thasë , krahasuar me 166.3 milionë në Prill. Ndër llojet e kafesë tek shporta e organizatës që përdoren për treguesin e përgjithshëm, ajo natyrore braziliane pati rritjem në të madhe në çmim gjatë Majit, me 13.4%.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.