Treguesit fiskalë për 8-mujorin – Të ardhurat, 7.8 mld lekë më shumë se 2016
Krahas konsolidimit të financave publike duket se ky vit ka qenë dhe më “i mbarë” në të ardhurat në buxhet.
Kështu referuar treguesve zyrtarë fiskale për periudhën 8 mujore rezultojnë se të ardhurat janë 7.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas këtyre treguesve të ardhurat në buxhet deri në fund të muajit gusht janë 284.2 miliardë lekë, shpenzimet publike në vlerën e 284.1 miliardë lekë.
E gjithë kjo periudhë është shoqëruar me një suficit 101 milion lekë.
Aksioni ndaj informalitetit ka “ndërgjegjësuar” bizneset në pagesat e detyrimeve, por një indicia pozitive në pagesën e tyre ka qenë dhe miratimi I ligjit të faljes së detyrimeve.
Ndërsa me të njëjtën periudhë të vitit 2016, këto tregues ishin, të ardhurat 266.4 miliardë lekë, shpenzimet 252.8 miliardë lekë. Financat publike gjatë gjithë këtij viti kanë performuar pozitivisht duke treguar stabilitet.
Edhe pse gjysma e parë e këtij viti korrespondoi me periudhë parazgjedhore apo dhe me mbylljen e marrëveshjes me FMN, duket se qeveria është treguar e matur në menaxhimin e financave publike.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.