Tremujori i tretë, më shumë leje ndërtimi – Tirana kryeson, për Kukësin vetëm 2 të tilla
Lejet e ndërtimit për ndërtesa të reja kanë pësuar rritje edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, gjithsej janë miratuar 343 leje ndërtimi nga 310 leje të miratuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 10,6 për qind.
Tirana kryeson, si qarku me më shumë leje, duke miratuar kështu 104 lekë, nga 65 leke të miratuara në tremujorin e tretë të 2017-ës.
Ndiqet më pas nga Durrësi me 51 leje, Fieri me 33 dhe Elbasani me 30 lekë ndërtimit. Qarku me më pak leje ndërtimi, është ai i Kukësit, me vetëm 2 leje në total.
Lejet kryesish janë dhënë më ndërtime për banim, 215 të tilla, 90 prej të cilave me një kat, 86 me dy kate.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2018, është rreth 330.725 m 2 , nga rreth 350.153 m 2miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rënie prej 5,5 për qind.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2018, është 15,2 miliardë lekë, nga 14,3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 6,6 për qind.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.