Trena të një shpejtësie të lartë – Linja e re hekurudhore ofron udhëtime shumë më të shpejta
Një linjë e re hekurudhore me shpejtësi të lartë e drejtuar nga kompani gjermane Deutsche Bahn do t’u mundësojë pasagjerëve të përshkojnë distancën prej 363 kilometrash mes qyteteve të Berlinit dhe Mynihut në më pak se katër orë.
Aktualisht mënyra më e shpejtë për të udhëtuar në mes të dy qyteteve do të paktën 6 orë, por kjo linjë e re do ta mundësojë këtë udhëtim për 3 orë e 55 minuta.
Sipas Associated Press, trenat e kësaj linjë të re do të jenë në gjendje të udhëtojnë me shpejtësi deri në 186 milje në orë.
Duke filluar nga dita e sotme, këta trena të shpejtë do të jenë në dispozicion të publikut dhe do të udhëtojnë tre herë në ditë në dy drejtime, ndërkohë që trenat e rregullt që përshkojnë rrugën midis dy qyteteve do të vazhdojnë me nisjen e tyre çdo një orë.
Sipas The Local, me këta trena më të shpejtë sigurisht që vjen një çmim edhe më i lartë. Biletat e klasit të parë të këtyre trenave do të jenë 2.9 për qind më shtrenjtë, ndërkohë që biletat e klasit të dytë do të jenë 1.9 për qind më shumë.
Kjo do të thotë se një biletë vetëm vajtje nga Berlini në Mynih do të kushtojë rreth 125 euro ndërkohë që treni 6 orësh do të kushtonte nga 75-120 dollarë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.