Trendi i fundit – Refugjatët i bashkohen Europës me jahte luksoze
Një gjeneratë e re po përpiqet të arrijë në brigjet italiane me jahte luksoze. Pamjet e kësaj kategorie të re të emigrantëve janë raportuar nga Los Angelos Times. Muajin e kaluar, emigrantët zbritën nga një jaht në ishullin e vogël italian të Liparit.
Këto emigrantë të rinj, për të lënë Turqinë me shoferët e Evropës Lindore janë në gjendje të paguajnë rreth 7 000 dollarë për t’i shpëtuar kontrolleve në Turqi.
Sipas Europolit, gjatë 12 muajve të fundit, ky fenomen është rritur dhe kanë mbërritur në Itali rreth 160 jahte.
“Ky është një udhëtim luksoz nga Turqia, pasi këto janë më të vërtetë jahte luksoze. Por nuk është njëlloj kur vijnë 30 njerëz të mbledhur”, thotë Maggiore, kreu i policisë tatimore italiane, i cili thekson se udhëtimi nga Turqia në Itali do të merrte rreth një javë.
Sipas hetuesve, këta refugjatë po përpiqen t’i shpëtojnë kushteve të zonës së luftës nga të cilat vijnë. Autoritete italiane thonë se refugjatët pa mbështetje financiare përdorin shërbimet e kontrabandistëve italianë që njohin në çdo breg dhe plazh të izoluar në anën tjetër. Sipas tyre, ata e kanë fituar këtë përvojë gjatë viteve të kondrabandimit të cigareve nga Shqipëria. Me ndihmën e tyre, jahtet mund të sistemojnë refugjatët nën hundën e Rojës Bregdetare Italiane.
Kapitenët e jahteve janë kryesisht nga Ukraina, Gjeorgjia dhe nga pjesët e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Hetuesit thonë se: “Kemi të bëjmë me kapitenë të shkëlqyer që janë të varfër dhe organizojnë këtë pasazh për pak para. ”
Ndërsa refugjatët janë kryesisht nga Iraku, Afganistani, Siria dhe Pakistani, të cilët kërkojnë azil politik në Itali.
Më tej, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka edhe një rritje të emigrantëve tunizianë që largohen nga problemet ekonomike në vendin e tyre. Trafikantët u ofrojnë atyre udhëtime të shpejta në Evropë.
Ndërkohë, numri i emigrantëve nga Libia po ulet gradualisht. Kjo ka ardhur kryesit për shkak të gatishmërisë dhe punës së Gardës Bregdetare të Libisë, të trajnuar dhe financuar nga ekspertë të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, thuhet se Italia ka paguar edhe milicitë libiane për të frenuar trafikimin e qenieve njerëzore. Megjithatë, këto raporte janë kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet italiane.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.